“E shoh në sytë e tyre”, dhurata e dashurisë që Gerti Bogdani i la bashkëshortes së tij

Prej 5 muajsh, Edlira Çepani dhe familja e saj mbartin dhimbjen e humbjes së Gerti Bogdanit. Politikani u nda nga jeta papritur në moshën 44-vjeçare nga një atak kardiak duke lënë pas Edlirën dhe dy fëmijët e mitur.

Në rrëfimin e saj të parë pas kësaj humbjeje, në programin “Rudina” në Tv Klan, Edlira kujton marrëdhënien e tij të jashtëzakonshme me fëmijët.  “Ishte një baba perfekt.  Nëse do të  kishte një baba perfekt,  ishte ai”, u shpreh ajo. Ky fakt nuk e bënte më të lehtë detyrën për t’u treguar fëmijëve për tragjedinë, por e konsideron veten me fat që Gerti jeton ende në sytë e tyre.

Share With:
Translate »
68 Views