E shokuar nga lajmi! Pas 2 fëmijëve me ‘in vitro’, modelja mbeti shtatzënë nga një mrekulli

Chrissy Teigen dhe John Legend ende nuk mund të besojnë që një fëmijë tjetër është rrugës.

Sipas një burimi për People, modelja 34-vjeçare dhe këngëtari nuk menduan kurrë se do të ishte e mundur që Chrissy të mbetej shtatzënë në mënyrë natyrale dhe ajo vazhdon të thotë se është një mrekulli që mbeti shtatzënë. Madje, burimi tregon se ajo mbeti e shokuar dhe ka qarë nga lumturia.

“Ishte një surprizë! Një surprizë të vogël karantine, mendoj se mund ta quajmë. Por ne jemi shumë të ngazëllyer dhe jemi mirënjohës për të gjitha urimet që kemi marrë nga njerëz në të gjithë botën. Shumë faleminderit!” –është shprehur këngëtari.

Teigen dhe Legend kanë qenë të hapur për mënyrën sesi ata më parë iu nënshtruan fekondimit in vitro për të ngjizur dy fëmijët e tyre: Miles Theodore, 2 vjeç dhe Luna Simone, 4 vjeçe.

Çifti i famshëm e bëri publike shtatzëninë përmes videoklipit të këngës “Wild” të publikuar më 13 gusht.

Chrissy ka treguar në rrjetet sociale se Luna është shumë e ngazëllyer për një motër ose vëlla tjetër, ndërsa Miles duket paksa xheloz.

Share With:
Translate »
695 Views