E tmerrshme! Kjo është nëna që shiti virgjërinë e vajzës së mitur
Vajza Toha i kishte vetëm 14 vjet kur e ëma e kishte detyruar që ta shesë virgjërinë e saj. Nga mjeku kishte marrë vërtetimin se ishte e virgjër, dhe më pas e kishin dërguar te një mashkull në hotel, ku ishte përdhunuar tri ditë rresht Tregime të tilla, për fat të keq, ka në Kamboxhia vërtet shumë, sepse atje tregtia me njerëz është e përditshme. Në fshatin e vogël të peshkatarëve Swag Pack në afërsi të kryeqytetit kamboxhian Phnom Phen, fati i vajzave të vogla është i tmerrshëm. Këtu familjet i shesin fëmijët e tyre si skllave seksi për shkak të borxheve. Pas kësaj ngjarjeje, Toha kishte ardhur në shtëpi, ku kishte qëndruar dy javë derisa nuk ishte lajmëruar përsëri “blerësi” i saj. Ajo nuk deshi që përsëri t’i kalojë këto tmerre, por nëna e saj nuk kishte mëshirë. Ajo shkoi të punojë në një bordel, ku kishte qëndruar 22 ditë, dhe gjatë kësaj kohe ishte përdhunuar madje 198 herë. Më pas pronari i bordelit ishte dënuar me vetëm tre vjet burgim. Tregim të ngjashëm ka edhe Sephak e cila i kishte vetëm 13 vjet kur e kishte shitur e ëma si skllave seksuale për 680 euro. E kishin kthyer pas tre ditëve të përdhunimit, ndërsa e ëma kishte vazhduar ta detyronte të merret me prostitucion. Vajzën e kishte shpëtuar organizata jofitimprurëse Agape International Missionss (AIM) e cila lufton kundër robërisë dhe tregtisë me njerëz. Ajo sot punon në fabrikën e AIM-it së bashku me gratë tjera të cilat ishin shpëtuar. “Sot ndihem shumë më stabile se më herët. Kam punë të mirë”, thotë ajo. Nëna e saj sot pendohet për atë se çfarë i ka bërë vogëlushes së vet. AIM’i vetëm në tri vitet e fundit ka shpëtuar 130 vajza nga 50 bastisje në Kamboxhia, lajmëron CNN. “Ky është vend i vogël dhe njerëzit mundohen që gjithqysh të vijnë deri te paraja. Për fat të keq, me mungesë të arsimimit dhe punës, industria seksuale është një prej mënyrave të fitimit”, thotë Eric Maldrum shefi i hetimit të AIM’it. Ai shton se ndonjëherë familjet nuk dëshirojnë t’i shesin fëmijët e tyre, por nuk kanë ndonjë zgjidhje tjetër. “Është e vështirë të kuptohen përse e bëjnë këtë këto nëna. Nuk kanë para, dhe i detyrojnë vajzat e tyre të punojnë. Madje edhe tani shoh shumë nëna të cilat nuk i kuptojnë ndjenjat e vajzave të tyre. Nuk kuptojnë se ato kanë zemër, vuajnë”, ka thënë ai. Megjithatë gjërat po përmirësohen në Kamboxhia. Meldrum thekson se bashkëpunimi me policinë është i shkëlqyer, ndërsa qeveria kamboxhiane gjithnjë e me tepër po mundohet, prandaj në kohë të fundit ka gjithnjë e më tepër aktgjykime kundër