E tmerrshme/ Nëna mbyt me sfungjer djalin 10 vjeç dhe pranon vrasjen
Një nënë është deklaruar fajtore për vrasjen e djalit të saj 10-vjeçar. Dylan Freeman, 10 vjeç, u gjet i vdekur brenda brenda shtëpisë në Acton, West London. Mamaja Olga Freeman e kishte mbuluar me një batanije dhe kishte vendosur lodra pranë tij.
Nga ekzaminimet u zbulua se shkaku i vdekjes së vogëlushit ishte mbytja.
Nga hetimi u zbulua se Olga i kishte dhënë djalit një ilaç për të fjetur para se të vinte sfungjerin në gojën e tij. Ajo më pas përdori reçipeta për ta lidhur atë në vend dhe thirri shoqen e saj për të rrëfyer.
Një raport psikologjik ka përcaktuar se Olga vuante nga një episod i rëndë depresiv me simptoma psikotike kur vrau djalin e saj.
Babai i djalit, i cili është një fotograf i famshëm Dean Freeman ishte në Spanjë në momentin kur ndodhi ngjarja.
“Dylan ishte një fëmijë i bukur, i ndritshëm, kureshtar dhe artistik, i cili donte të udhëtonte, të vizitonte galeritë e artit dhe të notonte. Ne kemi udhëtuar gjerësisht gjatë viteve së bashku duke kaluar kohë të paharrueshme në vende përfshirë Brazilin, Francën dhe Spanjën. Nuk mësohem dot me humbjen e tij”, tha i ati.