E torturonte 6-vjeçarin brutalisht, të burgosurit i hedhin kripë njerkës mizore

Njerka “e ligë” e dënuar për vrasjen e thjeshtrit të saj 6-vjeçar dhe helmimin e tij me ushqime tejet të kripura, mori një reagim të fortë nga të burgosurit e tjerë të cilët i hodhën kripë dhe e kërcënuan.

Ngjarja e ndodhur në Qershor të 2019 vazhdon të jetë ende në qendër të medias britanike për shkak të detajeve të përbindshme të historisë.

32-vjeçarja Emma Tustin i shkaktoi “dëm të pakthyeshëm në tru” Arthur Labinjo-Hughes në shtëpinë e saj në Solihull, Britani pasi e tundte dhe e përplaste pas një muri. Djalit iu privua ushqimi dhe uji i duhur, rrinte në izolim 14 orë në ditë dhe rrihej, goditej e qëllohej vazhdimisht. Përveç këtyre, njerka i jepte me zor ushqime tejet të kripura duke shkaktuar helmimin e tij.

Më pas, ajo i dërgoi një foto të atit të djalit, 29-vjeçarit Thomas Hughes i cili u fajësua si bashkëpunëtor, por jo në vrasje. Në përgjigjen e tij, ai i thoshte Tustin “thjesht jepi fund”. Të dy u përshkruan në gjykatë si “të pamëshirshëm dhe mizorë”, ndërsa prokurori tha se Tustin ndiente urrejtje ndaj vogëlushit pasi e shihte si “pengesë” në marrëdhënien e saj me babanë e tij.

Djalit iu gjetën 130 lëndime në trup. Ai detyrohej të qëndronte në këmbë si rojet e Pallatit Buckingham për orë të tëra dhe pas publikimit të imazheve e regjistrimeve, Arthur nuk mund të fliste e të qëndronte mbi dy këmbët e tij.

Tustin pranoi se kishte mbi 200 regjistrime zëri të Arthur i cili shpesh qante rënkonte gjatë ndëshkimeve të cilat ia dërgonte babait të tij për t’i demonstruar “sjelljen mistrece” të të birit gjatë kohës që ai nuk ishte.

Vrasja e tij shkaktoi një shok të madh në Britani kur në gjykatë u publikua një material ku 6-vjeçari përsëriste “askush nuk më do” dhe nuk mundej as të ngrinte një jorgan, pak orë përpara vdekjes.

Share With:
Translate »
157 Views