E trishtë/ Hidhet nga pallati një 15-vjeçare në Lushnje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lushnjes ditën e sotme. Sipas raportimeve të para, një vajzë 15-vjeçare është hedhur nga një pallat në zonën pranë Bashkisë, në qendër të qytetit.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij veprimi ekstrem, ndërsa autoritetet ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme. Nuk ka ende informacion mbi rrethanat që çuan në këtë akt të rëndë, por mësohet se fatkeqësisht e reja ka humbur jetën.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje tek banorët e zonës, ndërsa priten më shumë detaje nga autoritetet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e saj.

Share With:
Translate »
35 Views