Triumfi i Ermal Metës në Sanremo, mësuesja e tij në Fier rrëfen emocionet për fitoren

Triumfi i Ermal Metës ka gëzuar gjithë shqiptarët. Por emocione të veçanta ka përjetuar mësuesja e tij e klasës së parë Margarita Feka, banore e lagjes “1 Maji” në Fier . Ajo ka rrëfyer se ka ndjekur deri në orët e para të mëngjesit të së dielës Festivalin e Sanremos, ndërsa mes lotëve të emocioneve ka përjetuar triumfin e vendit të parë për ish-nxënësin e saj Ermal Meta.

“Ermal Metën unë e kam pasur nxënës në klasën e  parë, fletoret e Ermalit kishe qejf ti shikoje. I rradhiste ato shkronjat. Vërtet ishte tip i lëvizshëm por gjatë orës së mësimit të shikonte në dritë të syrit”.

Mësuesja, tashmë në pension, kujton mes të tjerash formimin si nxënës i talentuar të Ermalit, ndërsa thekson se ai ka patur ndikim të madh edhe nga kujdesi dhe përkushtimi i prindërve të tij, të dy mësues të shkollës artistike Rajonale “Jakov Xoxa” Fier, shkollë ku edhe Ermali u edukua si nxënës dhe artist i ardhshëm.

“Që vjet kur Ermali ishte në atë Festival, Ermali zuri vendin e tretë dhe ndjeva një kënaqësi të jahstëzakonshme dhe kur dëgjova zërin e Ermalit që këndoi kaq bukur dhe zuri vendin e tretë mu mbushën sytë me lot, sidomos tek kënga ku ai ka përmendur emrin tim”.

Pa mundur të fshehë mallëngjimin, Margarita Feka e uron ish-nxënësin e saj, ndërsa thotë se pasi Ermal Meta mori çmimin e parë nuk kanë munguar dhe urimet në adresë të saj si ish-mësuese e artistit.

Share With:
Translate »
700 Views