E vogla e familjes Hoxha kandidon për presidente
Redia është vajza e vogël e familjes Hoxha. Ajo vazhdon të mbetet fëmija larg qendrës së vëmendjes duke mos qenë shumë prezente në rrjete sociale. Megjithatë, një shans për të mësuar më shumë rreth jetës së saj na e japin motrat e mëdha, Lori dhe Sara.
Këtë mbrëmje, Sara ka ndarë një foto të motrës në story-n e saj ku Redia shpreh hobit e saj. Ndër të tjera Sara mbishkruan me humor: Redia është një vajzë e dashur që do të bëhet presidente!
Nuk e dimë se sa e vendosur është Redia për këtë gjë por ne ia urojmë vërtet! /Kids’ Time