Edhe Vjollca Hoxha është një mami tipike shqiptare

Lori Hoxha është një nga personazhet më të ndjekur në Shqipëri, sidomos nga vajzat të cilat e pëlqejnë shumë stilin e saj të të veshurit.

Ajo ka më shumë se 500 ndjekës në Instagram dhe poston shpesh foto me veshje nga më të ndryshmet nga përditshmëria e saj. Pak minuta më parë ajo ka publikuar një foto sic bën zakonisht por shkrimi me të cilin e ka shoqëruar tërheq vëmendje. Duket se edhe Lori nuk i shpëton dot këshillave që zakonisht mamatë lënë si porosi çdo mëngjes për fëmijët e tyre, të hanë mëngjes apo të marrin me vete gjithmonë një frut. E njëjta situatë prej vitesh i ndodh edhe Lorit.

“Mere një banane me vete se do të hahet me vonë”, has forever stuck with me”,- shkruan blogerja e njohur.

Mesa duket këshillat e Vjollca Hoxhës duket se kanë zënë vend tek Lori e cila shfaqet me një banane në dorë në foton e publikuar./Blitz.al/

Edhe

Share With:
Translate »
868 Views