E vogla e Gigi-t mbush 7 muaj jetë dhe modelja s’mban dot veten nga gëzimi!

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të shkuar. Çifti i famshëm u bekua me një vajzë, e cila erdhi në jetë në fermën e familjes Hadid. Për muaj të tërë Gigi e mbajti të fshehtë emrin e vajzës, derisa fansat e mësuan rastësisht nga Instagrami i saj. Supermodelja e zbuloi emrin unik në një mënyrë shumë delikate – duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai-t” në bion e saj të Instagramit në 21 janar.

Gjatë gjithë këtyre muajve, Gigi është treguar shumë e rezervuar dhe fotot me vajzën numërohen me gishtat e njërës dorë. Së fundmi me rastin e Pashkës, ajo ka ndarë një foto të adhurueshme të vogëlushes. Në imazhin e publikuar e vogla shihet e veshur me një kostum lepurushi, me veshë dhe bisht.

Lepurushi ynë i vogël. Pashka e parë”, shkroi Gigi përkrah fotos së të bijës.

Sot, modelja bukuroshe ndau një tjetër foto të të bijës, sërish duke ia fshehur portretin.

Khai mbush këtë javë 7 muaj jetë, ndaj Gigi-n s’e mban vendi nga gëzimi.

“S’më besohet që e vogla ime mbush 7 muaj këtë javë.”- ka shkruar ajo krahas postimit që ka marrë sigurisht vëmendjen e të gjithëve.

 

Share With:
Translate »
345 Views