E ze poshtë dollapi, 3-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Sarandës ku një fëmijë 3-vjeçar është zënë poshtë nga dollapi.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa fëmija është transportuar menjëherë drejt spitalit të qytetit.

Duke qenë se mjekët e spitalit të Sarandës e kanë vlerësuar gjendjen e fëmijës të rëndë, është njoftuar helikopteri i urgjencës për ta transportuar drejt Tiranës.

Share With:
Translate »
594 Views