Nga Dielli, një fëmijë i tretë, tek dasma, Arbana i përgjigjet të gjithave

Arbana Osmani është shumë aktive në Instagram e realizon shpesh pyetje-përgjigje me ndjekësit. Kështu ka vepruar edhe së fundmi, por duke na zbuluar edhe më shumë për jetën e saj private.

E pyetur se kur do të postojë foto ku të tregojë portretin e Diellit, Arbana është përgjigjur: “Shumë kuriozitet për një bebe që s’ka arsye pse të jetë në rrjetet sociale një herë për njëherë. Nëse kur të rritet do na kërkojë vetë (si Joni) ndoshta”.

Një tjetër ndjekës e pyet Arbanën nëse ka dëshirë të bëjë një fëmijë të tretë pas dy djemve dhe moderatorja ka postuar një foto me mbesën duke u shprehur: “Ja ku e kam edhe gocën”.

“A do bësh dasmë?”, e pyet një tjetër ndërsa Arbana i tregon se ja bëjnë shumë shpesh këtë pyetje, por duke mos dhënë një përgjigje të qartë nëse e ka në plan.

Moderatorja ka folur edhe për miqësinë me Xhemin duke treguar se ato nuk zihen asnjëherë.

Share With:
Translate »
153 Views