“Ec kali ec”, Veliaj çon Kajanin në Butrint

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe djalin e tyre Kajan e kaluan këtë të diel në Butrint. Erioni dhe Ajola postuan në rrjete sociale disa foto nga udhëtimi i tyre, ku në një prej tyre shfaqen të tre së bashku.

Ndërsa në foton e postuar nga kryebashkiaku, Kajani ka hipur mbi shpatullat e babi Erionit dhe të dy shijojnë panoramën që ofron Butrinti.

Veliaj shkruan se kjo herë e parë e Kajanit në Butrint do të jetë e paharrueshme.

“Ec kali ec! Hera e parë në Butrint, e paharrueshme!”, shkruan Veliaj.

Share With:
Translate »
267 Views