Edhe baballarët kanë festën e tyre, historia e saj dhe si kremtohet në vende të ndryshme

Vetëm 11 ditë pas “Festës së Nënës”, pikërisht sot më 19 Mars ka edhe një datë kur baballarët mund të festojnë dhe të urohen nga fëmijët e tyre. Dita që u kushtohet Baballarëve e ka zanafillën në fillim të viteve ‘900.

Por si është historia e kësaj feste dhe kur kremtohet në vende të ndryshme të botës?

Festa e parë për baballarët u zhvilluar në Fairmont (Ëest Virginia), më 5 korrik 1908. U organizua nga Grace Golden Clayton, e cila deshi të kujtonte 210 baballarët, të cilët kishin humbur jetën në tragjedinë e minierës së Monongah, më 6 dhjetor 1907. Fatkeqësisht, festa u errësua nga eventet të tjera në qytet, kështu Kontea e Ëest Virxhinias, nuk e regjistroi zyrtarisht ditë pushimi dhe prandaj s’u festua më.

Kjo festë u harrua deri në 1972-shin, kur një nga bashkëpunorët e presidentit amerikan Nixon, punoi për të rifituar këtë traditë. Mirëpo koncepti modern i Festës së Baballarëve erdhi nga Sonora Smart Dodd, e lindur në Arkansas, e cila praktikisht i dha hov në vitin 1910 festimit të Ditës së Baballarëve. Por për shkak të disa problemeve, ligji mbi njohjen kombëtare të Festës së Baballarëve u paraqit në Kongresin Amerikën në vitin 1913. Madje aq shumë diskutime ngjalli, sa që vetëm në 1972-shin, pas miratimin nga Kongresi dhe firmosje së presidentit Nixon, festa mori trajtë kombëtare.

Tashmë që nga atëherë, në SHBA e Kanada kremtohet Festa e Babait, në të dielën e tretë të qershorit, po ashtu si edhe në Britani, Hong Kong, Indi, Filipine, Irlandë, Singapor, Japoni, apo Malajzi. Kurse në Itali, ashtu si edhe në Portugali e Spanjë (me këtë rast, dyqanet e bëjnë pushim), sipas traditës katolike, festa kremtohet pikërisht sot, 19 mars, në ditën e Shën Xhuzepes, aq sa njihet zakonisht edhe si Festa e Shën Xhuzepes.

Mirëpo jo të gjitha vendet e botës kanë të njëjtën datë për kremtimin e ditës, në nder të baballarëve… Bota arabe Aty festohet më 21 qershor, në ditën e parë të verës. Kjo, sepse festa e nënës, në ato vende, festohet në ditën e parë të pranverës. Argjentina Festa e baballarëve në Argjentinë festohet po ashtu si në SHBA, në të dielën e tretë të qershor, por ka disa tentativa për të shtyrë datën më 24 gusht, për të përkujtuar ditën, kur “Babai i Kombit”, José de San Martin pati fëmijën e parë. Australi Këtu, festa e Baballarëve festohet në të dielën e parë të Shtatorit dhe nuk është ditë festive. Vetëm zona e Victorias vijon traditën e nderimit të rolit e figurës së babait. Brazil Aty, Festa e Baballarëve kremtohet 3 muaj pas festës së Nënës, në të dielën e dytë të gushtit. Danimarkë Festa e Baballarëve këtu kremtohet më 5 qershor dhe përkon me Ditën e Kushtetutës, që është festë Gjermani Këtu festohet në mënyrë tjetër nga pjesët e tjera të botës. Gjithmonë kremtohet 40 ditë pas Pashkëve dhe është festë federale. Në disa zona quhet edhe Dita e Burrave (Männertag), apo Dita e Zotërinjve (Herrentag).

Share With:
Translate »
914 Views