Edhe bebat jashtë Shqipërisë marrin bonusin e lindjes; Ministrja Manastirliu tregon mënyrën
Me lindjen e një bebi prindërit marrin një bonus i cili është i ndryshëm. Sipas radhës së lindjes, fëmija i parë ka marrë cekun prej 40 mijë lekësh të reja, i dyti 80 mijë dhe i treti 120 mijë. Në rastet e binjakëve apo trinjakëve është dhënë ceku prej 120 mijë lekësh për secilin nga fëmijët.
Në një postim në rrjetet sociale ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastriliua ka shpjeguar:
“6 mijë fëmijë të lindur jashtë vendit në gjysmën e parë të vitit, të regjistruar në vendin amë , kanë përfituar bonusin e bebes, njësoj si çdo fëmijë i lindur në Shqipëri, falë programit universal për mbështetjen e çdo të porsalinduri.”