Edhe djali i Ponit është ulur sot për herë të parë në bankat e shkollës

Sot ka qenë  një ditë shumë  e veçantë, për shumë prindër të rinj, fëmijët e të cilëve kanë nisur ditën e parë të shkollës.

Instagrami është mbushur me urimet e prindërve, një pjesë e mirë e të cilëve janë personazhe të njohura për publikun. Ndër to edhe këngëtarja e njohur Poni. Djali i saj ka nisur klasën e parë dhe urimi i saj, është mjaft i ngrohtë jo vetëm për të, por për gjithë fëmijët që kishin ditën e parë të shkollës.

“Jeta ime ti sot ne klase te pare, u mundova te mbaj lotet por qenka e kote! Lot gezimi i vetmi im , dielli jetes time!! Gjithe te vegjelve qe sot kishin diten e pare ne shkolle, ju uroj shume sukses , dhe vetem diell ne rrugetimin e tyre te ri!”, shkruan ajo në postim. 

Share With:
Translate »
1984 Views