Edhe Gjini, vëllai i vogël i Dua Lipës i futet rrugës së artit

Dua Lipa është fëmija më i madh në familjen e Dukagjin Lipës. Këngëtarja Dua Lipa, me tërë famën që po e merr nga publiku përherë e më shumë, asnjëherë nuk lë anash të dashurojë më të afërmit e saj. Gjini, vëllai i Duas, në një shfaqje teatrore në shkollë është vizituar nga e motra e cila ka postuar disa fotografi të kësaj dite në Twitter. Dua dhe Rina janë dy motrat e Gjinit dhe të dyja ishin aty për Gjinin, në një ditë të rëndësishme për të.  Dua së fundmi në një intervistë tregon se muzika rrjedhë në familjen e saj dhe se gjithmonë ka pasur muzikë në ambientet ku ajo është rritur. 

Share With:
Translate »
2608 Views