E pabesueshme! Adoleshentët vrasin shokun e tyre me një copë djathi

Karanbir Cheema ishte një djalë shumë i ndjeshëm. Pëlqente të ndiqte kursin e futbollit dhe karatesë, por në shkollë ra pre e bulizmit, fenomeni social që i mori jetën. Karan vdiq 13 vjeç dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në Londër. Sipas asaj që raporton Metro.co.uk, adoleshenti frekuentonte shkollën william Perkin C dhe vuante nga një sërë alergjish. Të miturit i kishin futur djathë tek paninia, i cili i mori edhe jetën sepse ai ishte alergjik ndaj këtij ushqimi. Lajmi është treguar nga një mik i familjes, Humaira Khan.
Karan u dërgua në infermierinë e shkollës, por ilaçi i përshtatshëm nuk ishte i disponueshëm. Ai u dërgua në spital, por vdiq dy javë më vonë, i rrethuar nga familja e tij. Një djalë 13 vjeç është arrestuar në lidhje me vdekjen e Karan.

Share With:
Translate »
706 Views