Edhe këta si ziheshkan si shqiptarët, vëllai i Meghan nuk do t’i marrë fëmijët në dasmë

Dasma e Meghan Markle dhe Princit Harry do të jetë një nga ngjarjet më të diskutuara të vitit. Çifti Obama, , Patrick J. Adams dhe Serena Williams, thuhet se janë në listën e mysafirëve, shkruan DailyMail. Por dy të afërm të Meghan Markle nuk mund të jenë të pranishëm pasi Tom, vëkllai tjetër nga babai i Markle-it ndërhyri duke thënë se ai dëshiron të ndalojë dy djemtë e tij që të shkojnë në dasmë.

Sipas babait të tyre, Thomas, 26 vjeç dhe Tyler, 25 vjeç, nuk e kanë parë znj. Markle që kur ishin foshnje – dhe ai pretendon se ata dinë vetëm emrin e saj. Tom, i cili është vëllai nga babai i Meghan Markle tregoi se dy fëmijët e tij, nuk e kanë parë asnjëherë hallën e tyre. Tom tha për të Mirror: “Unë nuk dua që ajo të ketë të bëjë asgjë me ne dhe djemtë nuk duhet të shkojnë së bashku me të. Ata as nuk duhet të jenë në dasmë”. Tom, i cili aktualisht jeton në një shtëpi njëkatëshe në Grants Pass, Oregon, me të fejuarën e tij Darlene Blount, ndan të njëjtin baba me zonjën Markle.  Ai u divorcua nga nëna e Thomas dhe Tyler Tracy në vitin 2000.

Share With:
Translate »
668 Views