Edhe pse pak e kursyer, gruaja e Vedat Ademit sapo na prezantoi me portretin e Eren Nikut

Pak ditë më parë, familja e Vedat Ademit u shtua me një djalë të vogël që e quajtën Eren Nik.  Fillimisht nëpërmjet përditësimit të të dhënave familjare në facebook, Dorela, gruaja e Vedatit na dha lajmin e bukur. Më vonë ishte vetë këngëtari që postoi një foto me djalin e vogël por pa zbuluar portretin.

Por sot, edhe pse e kursyer, Dorela na tregoi gjysmën e portretit të Eren Nikut duke fjetur. Duke parë qafën e tij me tule, të sjell në mend aromën e bebeve dhe dëshirën që të vjen për t’i puthur. Shpresojmë që në vazhdim të shohim portretin e plotë të vogëlushit. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
537 Views