London u kthye apo po bëhet gati për udhëtimin e rradhës?

London mban emrin e një qyteti mjaft të preferuar të shqiptarëve por kuptimi i emrit të tij është tërësisht tjetër. Ai mban këtë emër pasi ky është vendi ku prindërit e tij ia besuan zemrën njëri-tjetrit. E nisur nga ky fakt, London ndoshta do të jetë mjaft i lidhur me këtë qytet. E teksa kujtojmë që shëtitjet e tij jashtë Shqipërisë i ka nisur mjaft herët, sa herë që shohim ndonjë foto apo video të tij, pyesim veten se ku është këtë herë.
Por mbrëmjen e sotme, tezja e tij, Lori Hoxha, po na bën një “kuic” tjetër. London u kthye nga udhëtimi apo po bëhet gati për tu nisur? Fakti që atë e shohim në valixhe, në filtrat e Snapchat, mos do të thotë që sapo është kthyer?! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
735 Views