Edhe pse shumë baballarë janë paragjykuar Ledri nuk e ka aspak problem të puthi në buzë vajzën e tij!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.

Edhe pse shumë personazhe publikë, të cilët janë baballarë janë paragjykuar nga fansat për shkak se kanë puthur në buzë fëmijët e tyre, duke i postuar kështu edhe në rrjete sociale, duket se kjo nuk përbën fare problem për Ledrin. Së fundmi Sara Hoxha ka postuar një video në Instastory, ku Ledri puth në buzë vajzën e tyre të vogël, Poem Blu.

Share With:
Translate »
106 Views