Edi Rama mban premtimin, i shkon në shtëpi Leos së vogël dhe i bën surprizën e madhe
Kryeministri Edi Rama, i veshur si babagjyshi i Vitit të Ri, ditën e parë të 2018-ës i premtoi Leos së vogël që vuan nga një sëmundje e rrallë e kockave.
Ndërsa sot, Rama e ka mbajtur premtimin e dhënë dhe i ka çuar Leos një makinë me të cilën mund të shkojë dhe të kthehet tashmë çdo ditë nga shkolla.
Por surpriza nuk mbarron këtu, kryeministri i ka vënë në dispozicion edhe një fizioterapiste, që nëse gjithçka do shkojë sipas parashikimit, 9-vjeçari mund të arrijë të ngrihet sërish në këmbë.