Edi Rama na uron festat me portretin familjar

I pamë pothuajse të gjitha familjet e famshme shqiptare me kartolinat e tyre familjare për festat e fundvitit. Mungoi ajo e familjes më të rëndësishme në Shqipëri, por mesa duket e sollën si dhuratë ditën e parë të Vitit të Ri! Familja Rama, duke soditur fishekzjarret e orës 00:00 kanë sjellë këtë portret familjar, ndonëse ata janë të gjithë me shpinë foto duket mjaft e realizuar! Edi dhe Linda, me fëmijët respektivë Gregun dhe Rean si dhe vogëlushin Zaho, na kanë uruar festat të gjithë shqiptarëve! “

MIRËMËNGJES

dhe me këtë imazh të ardhjes së Vitit të Ri në Tiranë, ju uroj megjithë zemër që drita e mbarësisë të udhëheqë rrugën e të gjithë familjeve tuaja

Qoftë një vit i bukur për Shqipērinë, Kosovën e të gjithë shqiptarët kudo ku janë” lexohet në statusin e kryeministrit Rama. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
987 Views