Edi Rama përmend Zahon në fjalimin për Pavarësinë e Kosovës: Kam dëshirën e madhe që për 20-vjetorin…

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mbajti fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke përmendur edhe arritjet e dy vendeve.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Rama përmendi dhe djalin e tij Zahon: Kam dëshirën e madhe që për 20 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, të jem përsëri këtu, të vij thjesht si baba i Zahos, që do të vijë të shijojë koncertin e Rita Orës së re, dhe realitetin e imagjinatës së sotme që parashikova për Shqipërinë dhe Kosovën, dhe me vendosmërinë se si kryeminstër i Shqipërisë, të bëj gjithçka mundem që ashtu të ndodhë “.

 

Share With:
Translate »
603 Views