Edlira Çepani: Nuk është zgjidhje t’i çojmë fëmijët jashtë që të shpëtojnë, zgjidhja është të jenë të sigurt në vendin e tyre!

Ditë të vështira, njëherësh të paralajmëruara këtë verë në bregdetin shqiptar. Një fëmijë humbi jetën nga motoskafi, një i ri iu nënshtrua operacionit sepse një gomone në ekstazë nga xhirot në ujë, humb kontrollin dhe i thyen këmbët në breg. Shumë njerëz të tjerë për fatin e tyre iu shpëtuan këtij ferri përsëritës.Dhe jo vetëm në ujë këto ngjarje të frikshme, humbje kontrolli shënohen çdo ditë në rrugët automobilistike, me viktima dhe të plagosur shoqëruar nga raportet policore.
Tragjedia e fundit ishte më e dhimbshmja, dhe reagimi me të drejtë duhej të ishte therës ndaj përgjegjësve, ku padyshim të gjithë kemi pjesën tonë të fajit.

Në apelin ndërgjegjësues, qytetarët janë organizuar në protesta paqësore kundrejt mosfunkaionimit të strukturave përgjegjëse shtetërore, si garanti i vetëm për jetën e pushuesve. Atyre u janë bashkuar dhe aktivistë të shoqërisë civile. Një zë i rëndësishëm është dhe juristja Edlira Çepani, e cila përcjell mesazhin e saj në të tubim.

“Miku im Olsi kish realizuar këto postera që ma përshkruan fiks ndjesinë që kam këto kohë… Gabimet që ne bëjmë duke i hapur rrugë të keqes apo duke u bërë palë me të, nuk i paguajmë vetëm ne, por mbi të gjitha fëmijët tanë!
Duhet të mësojmë të mos bëjmë ASNJË KOMPROMIS kur bëhet fjalë për fëmijët, për të  ardhmen e tyre dhe për vendin ku rriten! U kemi shumë borxhe deri tani, ndaj është koha të marrim përgjegjësitë që na takojnë dhe t’i themi STOP KUJTDO dhe ÇDO GJËJE që guxon të prekë fëmijët tanë dhe jetën e tyre në çdo aspekt!
Nuk është zgjidhje t’i çojmë fëmijët jashtë që të shpëtojnë, nuk është zgjidhje korrupsioni që ata të rriten me lekë, nuk është zgjidhje t’i mësojmë me fasada, ZGJIDHJA është të jenë të sigurt, të respektuar dhe të lirë NË VENDIN E TYRE dhe ne të rriturit e kemi detyrë t’ua garantojmë këtë!

EDHE SOT NË PROTESTË dhe çdo herë tjetër derisa të kem zë, sepse kam zgjedhur të mos bëj KURRë kompromis me të keqen që kthehet në sistem!

/Revista Psikologji – Poster i punuar nga Olsi Ballta

Share With:
Translate »
108 Views