Einxhel dhe Dagz do bëhen me bebe? S’dimë gjë ne, Trixa e tha!

Einxhel dhe Dagz ndodhen në Turqi duke shijuar pushimet, por nuk është ky lajmi. Lajmi është statusi i Trixës në Twitter, që ka ngritur dyshimet se çifti do bëhen prindër.

“He rrusha, DJ Dagz – Einxhel, si kaluat mbrëmë? BEBEEEE BEBEE BEBIBEBIBEBEEEEE UUU”, ka shkruar këngëtarja në një postim në Tëitter dhe kaq mjaftoi që të ngrihen dyshimet se çifti po pret një bebe.

Einxhel dhe Dagz janë shprehur më parë se janë gati për pritjen e fëmijës së tyre të parë. Madje Dagz tha se ai e ka ndarë mendjen prej kohësh për një fëmijë.

Tani na mbetet të presim reagimin e çiftit pas statusit të Trixës.

Share With:
Translate »
27 Views