Einxhel reagon sërish pas tragjedisë në Himarë dhe prek me fjalët: “S’po mundem të gjej qetësi”

Moderatorja Einxhel Shkira është gjithnjë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ajo ka bërë një reagim vërtet prekës pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Himarë, ku 7-vjeçarja humbi jetën pasi u godit nga një skaf.

Einxhel ka reaguar sërish në Instastory, ku ka bërë një shkrim të gjatë. Ajo thekson se po përpiqet që të mos mendoj për ngjarjen tragjike por nuk mundet dot.

Më tej, ajo shkruan se : “Fjalët dhe postimet tona s’do ngushëllojnë dot kurrë askënd, por uroj të ngjallin brejtje ndërgjegjeje tek të gjithë që harrojnë se një pakujdesi kushton, ndonjëherë dhe sa një jetë”

“Kam qe dje që përpiqem të mos e mendoj e të vazhdoj jetën normalisht por s’mundem… Unë, një e panjohur për atë ëngjëll që se kam takuar kurrë s’po mundem të gjej qetësi, imagjino familja e saj… Jo, se imagjinojmë dot!!! S’do mundemi kurrë… Ashtu si ata çdo ditë do ta imagjinojnë si do ishte jeta saj teksa rritej si drita e hidhte shtat drejtë endrrave të saj, nëse do ishte ende pranë tyre e mes nesh… Doja të ndaja lajme të gëzuara me ju, postime plot jetë dhe dashuri në to, por s’po mundem m, s’më bën dora dhe zemra të gëzoj në këtë ditë kaq të pikëlluar për familjen e saj dhe të gjithë ne… Fjalët dhe postimet tona s’do ngushëllojnë dot kurrë askënd, por uroj të ngjallin brejtje ndërgjegjeje tek të gjithë që harrojnë se një pakujdesi kushton, ndonjëherë dhe sa një jetë…”, ka shkruar Einxhel.

Share With:
Translate »
92 Views