Adoleshentja ndërron jetë në gjumë, e zuri korrenti nga karikuesi i celularit

Dhe nuk është i pari rast… Një adoleshente vdiq tragjikisht pasi e kapi korrenti teksa ra në gjumë me telefonin e saj celular pranë.

Viktimë mbeti 17-vjeçarja Khorn Srey Pov, një përkthyese kineze që punonte për kompaninë e minierave të arit Sing Yon Kong Yik në provincën Kratie, Kamboxhia.

Pov kishte bërë dush dhe kishte lënë telefonin e saj duke u karikuar mbi shtrat. Pasi doli nga dushi, mendohet se u shtri në shtrat dhe e zuri gjumi mbi telefon, ku gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u godit nga rryma elektrike që përcillte pajisja e saj elektronike.

Incidenti ka nxitur debat në mediat sociale për sigurinë e karikuesve të telefonit. “Ata duhet të bëjnë fushata ndërgjegjësimi publik se si të kenë kujdes me energjinë elektrike,” tha një qytetar.

Share With:
Translate »
56 Views