Einxhel zbulon nepsin e shtatzënisë dhe e kërkon në 2 të natës
Së shpejti Einxhel dhe Dagz do bëhen prindër e këtë periudhë po e shijojnë në maksimum. Çifti pak ditë më parë zbuloi se do bëhen me djalë me një festë mes miqsh e ndërkohë Einxhel na tregon çdo moment të tyre përmes postimeve në Instagram.
Teksa ora po shkonte 2 e natës, mbrëmjen e djeshme Einxhelit i kishte shkuar neps për akullore. Por mesa duket Dagz nuk ka patur ku ta gjejë akulloren në atë orë të vonë dhe i ka blerë disa shkopinj me çokollatë. “Donim akullore, por mirë edhe kaq sa pa hiç fare”, shkruan Einxhel, e cila mesa duket gjatë shtatzënisë pëlqen të ëmblat.