Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit gjatë shtatzënisë rritë shanset që foshnja juaj të jetë në mbipeshë
Sëmundjet e zemrës, të mushkërive dhe të frymëmarrjes janë probleme të mundshme që lidhen me ndotjen e ajrit.Mirëpo, sipas studimit të fundit, në këtë listë, listohet edhe mbipesha te fëmija.
Studimi i botuar në Environmental Health ka zbuluar se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit gjatë periudhës së shtatzënisë rritë rrezikun që foshnja të jetë në mbipeshë shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithëse, nevojiten më shumë kërkime, rezultatet fillestare tregojnë se foshnjet fitojnë peshë më shpejt gjatë vitit të tyre të parë të jetës, duke sjellur potencialisht shqetësime shëndetësore edhe në të ardhmen.
Mbipesha te foshnjet nuk lidhet me rritjen e rrezikut të mbipeshës në fëmijëri, por edhe me potencialin më vonë për rritjen e hipertensionit dhe diabetit.
Vetëm në Amerikë, 1 në 5 adoleshentë janë në mbipeshë.
“Ne dëshirojmë të mendojmë se mbipesha mund të adresohet thjesht duke pasur një dietë më të mirë dhe disa ushtrime fizike, por është më shumë e kompikuar se kaq.Gjenetika, inflamacioni dhe mjedisi në të cilin jemi rritur mund të kenë një ndikim në mbipeshë”, tha Armeen Poor, MD.
Si të mbroni veten gjatë shtatzënisë?
-Shmangni ecjet pranë rrugëve të ngarkuara me makina;
-Shmangni tymin e cigars;
-Jeni të vetëdijshëm për cilësine e ajrit përreth jush;
-Mbani dritaret e mbyllura në ditët kur cilësia e ajrit është e ulët;
-Sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me ndikimin e cilësisë së ajrit.