Eksluzive: Ju njohim me djalin e Nedës dhe Ogrenit

Neda është ndër personazhet që spikati më së shumti në edicionin e katërt të reality show “Big Brother Albania”. Ajo përjetoi një histori dashurie me Ogrenin e cila jashtë u kurorëzua me një martesë dhe sot fryt i saj është djali i tyre, Serzh. Neda ka dashur gjithmonë që jetën private ta ruajë pavarësisht faktit që morri pjesë në një reality show ku “privatësia” është në vëzhgim. Dhe sot Kids’ Time ka fotografuar Nedën me të voglin Serzh duke kaluar rrugën drejt Galerisë së Arteve në Tiranë. Nuk e dimë nëse po i priste babi Ogreni apo ishte thjesht një shëtitje mes tyre. Më poshtë gjeni fotot ku sigurisht për shkak të moshës së mitur, Serzh i janë mbuluar sytë. Por ju garantojmë se ai është shumë bukurosh! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1885 Views