Eleni Foureira nuk i donte prindërit në Eurovizion, flet i ati i shqiptares

Babai i këngëtares shqiptare, Eleni Foureira ka rrëfyer për mediat greke vështirësitë e së bijës për të arritur suksesin që ka sot.

Christos Foureira, në një intervistë u shpreh i lumtur për arritjet e Elenit. Ai tha se gjithmonë ka pasur besim se e bija do ia dalë dhe kështu ka rezultuar pasi ajo u rendit e dyta në Eurovizion.

Por ai tha se i ka mbetur një pend – mosprania pranë këngëtares.

Ndonëse ajo u kishte thënë të shkonin, në të vërtetë, ajo nuk e donte këtë, rrëfeu Christos:

“Jam shumë i lumtur për vajzën time, na bëri krenarë.  Ne nuk shkuam, sepse ajo nuk donte që ne të shkonim. Na tha, por nuk donte”.

Share With:
Translate »
590 Views