Tuna nuk i përmban dot emocionet, Tian hedh hapat e parë

Përpara pak ditësh i vogli i mami Tunës dhe babi Patrisit festoi ditëlindjen e tij të parë. Për këtë ditë të shënuar, u organizua një festë gjigande ku ishin të ftuar të gjithë personat e afërt. Tiani rritet dita-ditës dhe përherë vihet re një ndryshim tek vogëlushi.

Tuna nuk ngurron që herë pas here të tregojë disa çaste nga përditshmëria e saj me të birin. E kemi parë që përveç shëtitjeve në natyrë, Tiani e shoqëron mamin e tij edhe në palestër.

Sot Tuna ka ndarë me të gjithë një nga momentet më emocionuese, që tregon vërtet se Tiani tashmë është rritur dhe mund të jete disi më i pavarur nga prindërit e tij. Ai ka filluar të hedhë hapat e parë dhe mami Tuna duke shumë e emocionuar për këtë gjë. Momente kaq të bukura nuk mund të regjistrohen më mirë se përmes një fotografie apo videoje dhe bëhen akoma dhe të veçanta kur ndahen me të tjerët.

Share With:
Translate »
559 Views