Vajza 3-vjeçare ra nga ballkoni i banesës në Durrës, e ëma: S’e kisha mendjen

Nëna e vajzës 3-vjeçare e cila ra nga ballkoni i banesës në Durrës, për Report Tv ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.

Për Report Tv, nëna e saj sqaroi se po përkujdesej për të bijën, por ngjarja ndodhi në një moment që ajo nuk e kishte mendjen.

“Asnjë nënë s’do që t’i ndodhë kjo, po kujdesesha për vajzën e vogël, një moment s’e kisha mendjen dhe ndodhi, tani është mirë, në gjumë nga lodhja dhe ilaçet’- tha nëna e 3-vjeçares.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 marsit, kur e mitura u rrëzua nga ballkoni i apartamentit në katin e shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj në lagjen nr 13 në zonën e plazhit në Durrës. Ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale.

E mitura gjatë rënies është pritur nga një tendë, duke shmangur në këtë mënyrë përplasjen e fortë me tokën.

Share With:
Translate »
52 Views