Eliona Pitarka ka një arsye shumë të rëndësishme për vonesën në punë dhe sigurisht që lidhet me Galën!

Ka kaluar 1 muaj e pak që nga koha kur Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë. Prej 22 marsit jeta e saj ndryshoi plotësisht me ardhjen e të voglës, që aktorja vendosi ta pagëzonte me emrin Gala. Eliona arriti të përshtatej shumë shoejt me jetën e re si nënë dhe për asnjë moment nuk ka lënë pas dore as punën e saj në “Klanifornia”.

Megjithatë Eliona ka treguar sot se ajo vonohet shpesh në punë, duke qenë se i duhet të ushqejë të voglën me qumësht gjiri para se të largohet. Aktorja e humorit ka publikuar në Instagram një foto të sajtëksa shfaqet duke ushqyer vajzën me gji dhe përkrah ka shkruar:

“Arsyeja përse vonohem në punë”.

Eliona ka postuar edhe një tjetër video, ku shihet duke mbajtur Galën në krahë, që duket si një kukull e vërtetë.

Aktorja ka treguar për ndjekësit se ka humbur shumë peshë nga lindja dhe madje është më e dobët akoma seç ka qenë para se ta merrte vesh që ishte shtatzënë.

“Sa kile ke humbur nga pesha pas lindjes?”, e pyeti ndjekësi.

“Kam rënë shumë, jam akoma më e dobët sesa kam qenë më përpara se të merrja vesh që isha shtatëzënë! Pra përveç se kam humbur të gjitha kilogramët që mora në shtatzëni, humba dhe nga pesha e mëparshme”, tha Eliona.

Share With:
Translate »
145 Views