“Mendova se do vdisja”- U prek nga COVID së bashku me djalin, këngëtarja e famshme: Lashë testament

Ka kaluar më shumë se 1 vit nga koha kur Pink dhe djali i saj, Jameson, rezultuan pozitiv me Covid-19 dhe këngëtarja duket se nuk e ka harruar ende atë eksperiencë të frikshme. Në një intervistë për “Heart Radio” Pink ka treguar se asokohe mendonte se ajo dhe djali do të ndaheshin nga jeta, sepse simptomat e tyre ishin shumë të rënda.

“Duket çmenduri, por ne kishim Covid vitin e shkuar, në fillim të Marsit, dhe ishte shumë keq, aq sa unë shkrova sërish testamentin tim. Në atë moment mendoja se çdo gjë kishte marrë fund për ne”,  ka thënë këngëtarja.

Më pas ajo ka treguar se ka telefonuar mikeshën e saj të ngushtë për t’i kërkuar kujdes për bashkëshortin dhe vajzën në rast se do të ndahej nga jeta.

“I thashë, ‘Thjesht dua t’i thuash Willow se sa shumë e desha’. Ishte shumë, shumë e frikshme dhe e keqe. Si prind, mendon çfarë do të lë pas për fëmijën tim? Çfarë po ju mësoj atyre? A do ja dalin ata mbanë në këtë botë, në këtë botë të çmendur që ne po jetojmë tani? Dhe çfarë duhet t’ju them nëse kjo është hera e fundit që duhet t’ju them diçka?”, është shprehur Pink.

Më herët në një intervistë për  The Ellen DeGeneres Show këngëtarja ka treguar se kjo ka qenë ekspeirnca më e frikshme që ka kaluar në jetë.

“Erdhi një moment, aty nga 18, 19, 20 marsi që temperatura e tij po rritej dhe nuk i zbriste për orë të tëra. Unë çohesha në mes të natës dhe shihja që nuk merrja dot frymë. Ndjeja që më duhej një aparat për frymëmarrjen për herë të parë në 30 vite. Aty nisa të frikësohem”, tha ylli i muzikës.

Share With:
Translate »
175 Views