Eliona Pitarka, mami me humor që tregon të vërtetën e çdo nëne vetëm me një video

Eliona Pitarka tregon çdo ditë për të bijën, Gala, dhe faqja që dikur i dedikohej veç asaj dhe profesionit si aktore humori, tani është një portë argëtimi dhe informacioni për nënat e reja si vetë aktorja.

Eliona sot ka publikuar një video me foto të së bijës, e në fund tregon si duket ajo kur shkrep këto foto kaq të pëlqyera e komentuara.

“Pas çdo fotoje të Galës që duket kështu, jam unë që dukem kështu. Nënat më kuptojnë”, shkruan ajo.

E kush nuk e kupton vallë? Përveç faktit që video është shumë për të qeshur, nënat u mblodhën në komente për t’i dhënë të drejtë.

 

Fundja të gjitha përpiqen të kapin ca foto të bukura të fëmijës teksa qesh ose gëzon, si kujtime për të ardhmen

Share With:
Translate »
190 Views