Elita na tregoi trupin para dhe pas lindjes dhe ndryshimi është i hatashëm

Elita Rudi mirëpriti fëmijën e saj të dytë me Gjikon në Mars. Moderatorja dhe reperi zbuluan se e kishin quajtur vajzën me emrin Bota, pasi nënkupton gjithçka që vogëlushja është për ta. Ashtu sikurse dhe djalit, Zëri, moderatorja hapi një profil të vogëlushes në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente të këndshme me të.

Ndërsa ka kaluar më shumë se një muaj nga ardhja në jetë e Botës, moderatorja ka arritur të largojë kilogramët e tepër nga lindja dhe tashmë duket më në formë se kurrë. Këtë e ka dëshmuar me një foto që ka ndarë në Instastory realizuar një javë para lindjes, me një tjetër pas.

“1 javë para lindjes dhe 1 muaj e dy javë pas lindjes”, ka shkruar Elita krahas dy fotove. Kujtojmë që moderatorja është shkëputur nga ekrani prej kohësh pasi zbuloi se është në pritje të fëmijës së dytë me reperin.

Share With:
Translate »
635 Views