Elita Rudi, më në fund, foli për shtatzëninë… sipas mënyrës së saj
Në një kohë kur i gjithë rrjeti ziente nga lajmet për një shtatzëni të mundshme të saj, Elita ishte e vendosur – atëherë dhe tani. Do ta zbulonte vetëm kur të donte ajo. Dhe ashtu bëri… Edhe pse lajmi për shtatzëninë u mësua para ceremonisë së martesës, edhe pse barku i Elitës ndiqej nga dhjetëra sy kureshtarë, ajo sërish nuk foli. Madje, as Gjiko, pavarësisht ndonjë sinjali me gjithë dëshirën për t’i thënë botës se së shpejti do të bëhej baba… Por sa mund të fshihej pritja e ëmbël? Po barku?

Ndoshta deri sot. Nëse do të bëni një udhëtim të shpejtë në profilin e Elitës, do të ktheheni disa muaj pas në kohë për të parë një foto të vërtetë me trupin e saj të dukshëm. Që nga koha kur u mësua shtatzënia, Elita e kufizoi profilin e trupit të saj dhe luante vazhdimisht me aksesorët për të mbuluar barkun e rrumbullakosur. Diku një çantë, diku një profil që s’të lejon të kuptosh gjë, diku një rreng tjetër, vetëm e vetëm për të nxitur, por edhe për të mos shuar dyshime…
Me sa duket, javët e fundit të shtatzënisë nuk mund të fshiheshin më. Ndoshta as për supersticion. Nëse për një pjesë të mirë të fansave dhe rrjetit që e ndjek nuk mund të kuptohet deri në fund kjo fshehje, për Elitën, me siguri e ka një kuptim…
Deri sot, kur vetë moderatorja e njohur ‘foli’ dhe dha një mesazh… sipas mënyrës së saj.
Në këto foto, në të cilat Elita ka zbuluar trupin pas shumë kohësh, shkruan se “bluza i thotë të gjitha” dhe nëse lexoni shkrimin mbi bluzën e saj, e kuptoni që “po na kërkon të mos e shqetësojmë sepse është në gjendje të mirë…”
Nëse është një mesazh që i drejtohet rrjetit apo lajmeve që e kanë vënë në qendër të vëmendjes, Elita duhet ta dijë mirë (meqenëse vjen nga radhët e showbiz-it), se publiku nuk i mirëpret gjithmonë ato personazhe që nuk e pranojnë të vërtetën që shihet nga sytë e të gjithëve…
Më mirë, le të bëhemi pjesë e një diskutimi tjetër që ka nisur në rrjet: kjo pamje e Elitës i ngjet më shumë ardhjes së një djali apo një vajze? Ka nga ata që bëjnë be se moderatorja pop ret të vijë në jetë një djalë dhe të tjerë që e quajnë ‘girl’s mom”…
Ç’rëndësi ka? Baby on board…