Eliza Dushku bëhet nënë për herë të parë! Aktorja zbulon emrin dhe foton djalit

Eliza Dushku është bërë nënë për herë të parë dhe martesën e saj e ka bekuar me ardhjen në jetë të një vogëlushi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja nëpërmjet një postimi në Instagram ku tregon bashkëshortin e saj Peter Palandijan dhe vogëlushin që sapo ka ardhur në jetë.

Aktorja ka vendosur që vogëlushin e saj të parë ta pagëzojë me emrin Philip.

“A mund ta ndjesh dashurinë Philip ‘Bourne’. Faleminderit për gjithë dashurinë”, ka shkruar Dushku në postimin e saj.

Fotoja është shoqëruar me qindra komente dhe në sy bie ai i bashkëshortit të aktores, i cili e falenderon atë për sjelljen në jetë të djalit të tyre. “Nënë dhe grua perëndeshë dhe gjithmonë shoqja ime e ngushtë, faleminderit dashuria ime për djalin tonë të bukur”, shkruan ai.

Fëmija i parë i dyshes ka ardhur në jetë thuajse gjashtë muaj pas martesës së tyre të fshehtë.

Share With:
Translate »
370 Views