Jozefina Topalli së shpejti gjyshe sepse sapo pamë barkun e rrumbullakosur të Megit

Për shkak të karrierës së gjatë politike të së ëmës, ekspozimit në media nuk i kanë shpëtuar dot as dy fëmijët e Jozefina Topallit.

Dje u përhap lajmi se vajza e saj, Megi është në një marrëdhënie të re dhe sot një lajm tjetër po pushton rrjetin.

Jo vetëm kaq, pasi Megi është në pritje të ëmbël dhe provat i kemi pasur përpara syve prej muajsh.

Nga një kërkim i thjeshtë, barkun e rrumbullakosur të vajzës së Jozefina Topallit e kemi pasur para syve që në prill të këtij viti, gjatë fotove familjare të diplomimit të Genarit.

Në disa momente ajo mundohet edhe ta fshehë me veshjen e zezë apo me diplomën e vëllait që mban në duar, por është e pamundur.

Lajmi konfirmohet edhe nga burime të Iconstyle, se Megi është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe se së shpejti Jozefina Topalli do jetë gjyshja e një nipi ose mbese./

Share With:
Translate »
896 Views