Elton John flet për të ardhmen në muzikë të djemve të tij

Këngëtari Elton John është shprehur se do t’i mbështesë djemtë e tij nëse ata vendosin të  ndjekin rrugën e muzikës.

Ata janë ende kaq të vegjël, kështu që nuk janë plotësisht të sigurt çfarë duan të bëjnë. Por sigurisht, pavarësisht nga ëndrrat dhe ambiciet e tyre, burri im David dhe unë do t’i mbështesim plotësisht”, është shprehur ai.

Ndërsa turneu i tij i fundit ka përfunduar, këngëtari i ‘Bennie and the Jets’ synon të kalojë më shumë kohë me familjen e tij dhe të fokusohet në projekte si ‘Elton John AIDS Foundation’.

Në fillim të këtij viti, artisti zbuloi se atij  iu ndalua të adoptonte një fëmijë ukrainas për shkak të  orientimit të tij seksual.

Ylli  i muzikës dhe bashkëshorti i tij u përpoqën të birësonin një fëmijë nga një jetimore që ata vizituan. Ligji ukrainas kërkon që njëri nga  prindërit  birësues të jetë jo më i vjetër se 45 vjeç.

Ligji gjithashtu kërkon që prindërit të jenë të martuar, por Ukraina nuk e njeh martesën e të njëjtit seks.

Share With:
Translate »
87 Views