Elvana Gjata le të mundohet të na i mbajë gjërat e fshehta sa të dojë, vajza e Dalina Buzit na i tregon të gjitha | Video

Elvana Gjata është zhvendosur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zhvilluar karrierën e saj muzikore. Që kur ishte në Shqipëri, Elvana ishte e rezervuar përsa i përket jetës private. Shumë pak kemi ditur për të gjithmonë. Edhe kur u largua nga Shqipëria, e morëm vesh pasi largimi ndodhi. E ditën e djeshme ajo u kthye përsëri në Shqipëri e ne përsëri nuk morëm vesh se për çfarë po vinte. Kush e di sa vajtje e ardhje na kanë shpëtuar.
Por një rrëfyese e vogël, vajza e Dalina Buzit na ka sqaruar për të gjitha. Dje, këngëtarja kishte ditëlindjen dhe ka ftuar miqtë e saj më të mirë për të ndarë këtë gëzim. Në vend që të ishte Elvana ajo që të priste surpriza, në fakt u bëri ajo një surprizë të bukur të pranishmëve. Me këtë rast ajo ka bërë lançimin e albumit të saj më të ri të titulluar “3”. Disa nga vargjet e këngëve të albumit, vajza e Dalinës na i ka lexuar në videon e mëposhtme.
Elvana, mos u ruaj herë tjetër se ta gjetëm mikun. 😉 /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
1663 Views