Emër më të veçantë s’kishim dëgjuar: Ja si quhet vajza e sapolindur e Michael Buble

Përse të zgjedhësh një emër kur mund t’i vendosësh tre emra vajzës?

Michael Buble dhe gruaja e tij Luisana Lopilato mirëpritën fëmijën e tyre të tretë, një vajzë, javën e kaluar.

Ata kanë zbuluar para pak orësh emrin e veçantë të vogëlushes, e cila quhet Vida Amber Betty.

Duke folur për revistën “People”, përfaqësuesi i këngëtares kanadeze konfirmoi emrin e saj gjerësisht të spekuluar.

Emri i parë Vida nënkupton “jetë” në gjuhën amtare të këngëtares, spanjisht, ndërsa emrat e tjerë kanë gjithashtu një kuptim mjaft të rëndësishëm.

Amber quhet nëna e këngëtarit të hitit “Feeling Good” Amber Santagà dhe Betty sipas emrit të nënës së këngëtares, Beatriz Lopilato.

Fëmija i tretë vjen si një bekim për çiftin, që luftoi me sëmundjen e djalit të tyre të vogël dhe ia doli.

Share With:
Translate »
1040 Views