Emina Çunmulaj bëhet nënë për herë të tretë, zbulohet emri i veçantë që ka zgjedhur për vogëlushin e saj

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe Emina Çunmulaj e bashkëshorti i saj, Sam Nazarian, janë bërë prindër për herë të tretë.

Dyshja janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Shá Yosef.

Këtë lajm të ëmbël e ka dhënë vetë Emina përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet së bashku me të birin në krahë në spital.

 “Djali im është këtu

Shá Yosef Nazarian

Zemra ime është e mbushur

Njeriu im i vogël, ti tashmë më ke mësuar kaq shumë gjëra dhe ishe pacienti numër një.

Më mësove që në jetë asgjë nuk vjen kur e dëshiron, por më shumë kur është e destinuar të vijë në rrugën tuaj.

Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do të vijnë”, ka shkruar Emina krahas fotos.

Në 11 prill ajo zbuloi përmes një fotografie se është shtatzënë për herë të tretë.

Me një foto përkrah dy vajzave të saj, modelja shqiptare zbuloi lajmin e ëmbël dhe gjininë e bebushit. Ajo tregoi se së shpejti do të sjellë në jetë një djalë dhe vajzat e saj do të bëhen me vëlla.

Epo familja tani është zgjeruar pasi erdhi në jetë bebushi i vogël!

Me jetë të gjatë vogëlushit!

Share With:
Translate »
22 Views