Emina Çunmulaj ka arritur në mes të shtatzënisë, por nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ky aktivitet

Para disa ditësh, Emina Çunmulaj zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Me një foto përkrah dy vajzave të saj, modelja shqiptare zbuloi lajmin e ëmbël dhe gjininë e bebushit. Ajo tregoi se së shpejti do të sjellë në jetë një djalë dhe vajzat e saj do të bëhen me vëlla.

“Mezi po presim që të njohim vëllain tonë”, shkruhej në truporet e vajzave dhe të Eminës.

“Vogëlushi është rrugës dhe ne jemi të gjithë shumë të lumtur”, shkroi modelja përkrah fotos. Menjëherë pas postimi ajo mori qindra mesazhe urimi nga njerëz të afërt dhe fansa të saj që e ndjekin prej kohësh.

Ndërkohë Emina nuk na tregoi se në ç’fazë të shtatzënisë është për momentin, sepse këtë detaj e ka zbuluar ditën e sotme. Edhe pse është në pritje të ëmbël, Emina ka treguar se nuk e ka lënë palestrën dhe po vazhdon stërvitjen. Në fakt çdo grua shtatzënë mund ta bëjë këtë gjë, sigurisht me rekomandimin e mjekut. Modelja ka publikuar foto nga biçikleta në palestër dhe ka treguar se është në muajin e pestë të shtatzënisë.

“Shkojmë. Një tjetër xhiro. Dhe patjetër duke sjellë me vete edhe barkun tim 5 muajsh”, ka shkruar Emina përkrah fotos së saj.

Kujtojmë se Emina është nënë edhe e dy vajzave të vogla, Mia Soraya dhe Ella Faria. Ajo jeton në Amerikë prej vitesh me dy vogëlushet dhe bashkëshortin e saj, Sam Nazarian.

Share With:
Translate »
308 Views