Emina dhe bashkëshorti po i japin dorën e fundit dhomës së bebit

Supermodelja shqiptare Emina Cunmulaj prej muajsh është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Çdo ditë nga jeta e saj mundohet ta ndajë me ndjeksit, shpesh duke prekur edhe traditat shqiptare për të cilat është krenare. Së bashku me bashkëshortin e saj kanë vendosur të mos e zbulojnë gjininë e fëmijës deri sa të vijë në jetë, por përgatitjet i kanë nisur prej kohësh. Disa orë më parë Emina ka ndarë me ndjekësit një foto ku shfaqet me bashkëshortin duke bërë gati një lëkundëse për fëmijën. “Jemi gati për ardhjen tënde vogëlush”, -ka shkruar ajo. 9-muajve të ëmbël po ju vjen fundi dhe shumë shpejt Emina do të mbajë në krahë një djalë ose një vajzë…

Share With:
Translate »
646 Views