Historia prekë se e “Wonderstruck”

I prezantuar në Festivalin e Cannes në vitin 2017, “Wonderstruck” është filmi i bazuar në romanin e autorit Brian Selznick, i cili pritet të dalë në kinema më 14 korrik.

Vetë Selznick ka shkruar dhe skenarin për filmin, regjia e së cilit iu besua Todd Haynes.

“Wonderstruck” rrëfen historinë e dy fëmijëve të lindur të shurdhë, por që kanë lindur dhe jetuar në epoka të ndryshme, me respektivisht 50 vite diferencë. Ajo çfarë i bashkon këta dy fëmijë është dëshira për një jetë më të mirë, e ndryshme nga ajo që jetojnë.

Rose është një vajzë që jeton në New Jersey-in e 1927-s, e mbajtur e izoluar nga komuniteti nga një baba hiper protektiv, por që ëndërron të takohet me një aktore të famshme që e ka idhull. Ndërsa Ben jeton në Minnesota në vitin 1977 dhe ëndërron të takojë babanë e tij biologjik, që kurrë nuk e ka njohur më parë.

Julianne Moore dhe Michelle Williams janë në kast, ndërsa dy fëmijët interpretohen nga Oakes Fegley e Millicent Simmonds.

Share With:
Translate »
624 Views