Emina publikon videon emocionuese të bebushit që gjuan barkun e saj
Për një grua shtatzënë nuk ka moment më të bukur dhe emocionues se goditjet e bebit në bark. Të gjitha nënat e reja përpiqen ta memorizojnë këtë çast e sigurisht ta ndajnë me gjithë të tjerët. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Emina Çumulaj. Ditën e sotme ajo ka udhëtuar me avion dhe gjatë këtij udhëtimi mbi re ka ndjerë disa goditje nga bebushi i saj.
Ajo e ka xhiruar këtë moment dhe e ka publikuar në Instagram.
“Prisni.. kjo është dashuria”, shkruhet mbi videon e Eminës.
Në 11 prill modelja zbuloi përmes një fotografie shumë të ëmbël se është në pritje të një fëmijë të tretë. Me një foto përkrah dy vajzave të saj, modelja shqiptare zbuloi lajmin e ëmbël dhe gjininë e bebushit. Ajo tregoi se së shpejti do të sjellë në jetë një djalë dhe vajzat e saj do të bëhen me vëlla.
“Mezi po presim që të njohim vëllain tonë”, shkruhej në truporet e vajzave dhe të Eminës.
“Vogëlushi është rrugës dhe ne jemi të gjithë shumë të lumtur”, shkroi modelja përkrah fotos.
Më herët Emina ka treguar se në muajt e parë ka qenë shumë keq nga gjendja shëndetësore dhe se ka qëndruar për një kohë të gjatë shtrirë në krevat pa lëvizur.
“Isha shumë sëmurë tresemestrin e parë, nuk gatuaja, nuk lëvizja, rrija në krevat, ndihesha keq. Por tani që barku është rritur unë mund të stërvitem pak dhe mund të ha çfarë të dua, sepse në tresemestrin e parë haja vetëm karbohidrate”, ka treguar Emina.